Me emigrantë të paligjshëm nga Pogradeci për në Shkodër, arrestohet 32-vjeçari Foto Ilustruese

Me emigrantë të paligjshëm nga Pogradeci për në Shkodër, arrestohet 32-vjeçari

13:51, 15/10/2021
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka prangosur një 32-vjeçar në dalje të Kamzës, i cili ishte duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Ai i kishte marrë në Pogradec këta emigrantë me destinacion Shkodër, me qëllim kalimin për në Malin e Zi me destinacion përfundimtar Italinë.

 “Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Sh, 32 vjeç, pasi në dalje të Kamzës, u kap në flagrancë nga punonjësit e Policisë Rrugore, duke transportuar me mjetin e tij  4 emigrantë të parregullt, të cilët i kishte marrë në Pogradec me destinacion  Shkodër, me qëllim kalimin për në Malin e Zi me destinacion përfundimtar Italinë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti  dhe një aparat celular.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco