VIDEO/ Braktisja e fshatit, vetëm 150 familje kanë ngelur në Kapshticë: S’ka as ujë dhe as treg shitjeje

VIDEO/ Braktisja e fshatit, vetëm 150 familje kanë ngelur në Kapshticë: S’ka as ujë dhe as treg shitjeje

13:34, 23/09/2021
A+ Aa A-

Fshati Kapshticë i cili ndodhet vetëm 20 km larg Devollit po vuan shpopullimin masiv të të rinjve. Shkak është bërë mungesa e ujit të pijshëm dhe tregut. Banorët thonë se nga 500 familje në këtë fshat, tashmë nuk bëhen as 150 të tilla.

Dikur në këtë fshat numëroheshin 500 - 600 shtëpi, ndërsa sot është i braktisur dhe i lënë në harresë, ku nuk janë më shumë se 150 shtëpi të banueshme.

Ata tregojnë se shumë banorë janë detyruar të emigrojnë pasi fshati nuk ofron asnjë mundësi.Banorët shprehen se pavarësisht se vijojnë të mbjellin kultet e tyre bujqësore mungesa e sistemit vaditës dhe një tregu e bën të pamundur shitjen e produkteve.

Edhe pse u mungojnë shërbimet nga ana e bashkisë dhe janë lënë në harresë, banorët janë pagues të rregullt të taksave dhe tarifave të pushtetit vendor, ndërkohë që shpresojnë që pushtetarët një ditë të kthejnë sytë dhe nga fshati i tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco