Arrestimet e fundit në Sarandë, 4 në burg e 3 të lirë

Arrestimet e fundit në Sarandë, 4 në burg e 3 të lirë

16:11, 15/09/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Sarandës ka caktuar masat e sigurisë për disa nga personat e arrestuar ditët e fundit në Sarandë.

Kështu biznesmeni Aleksandër Rica, 49 vjeç, i arrestuar për 3 ndërtime pa leje në kurorën e qytetit, e cila cilësohet zonë e mbrojtur, është lënë i lirë nga Gjykata kundrejt garancisë pasurore 10 mijë euro.

Megjithatë, ndaj tij do të rëndojë masa e sigurisë “detyrim paraqitje” 2 herë në muaj në policinë gjyqësore”.

Nga 6 të arrestuarit për vjedhje në Sarandë, vetëm 4 janë lëne në burg.

Nazmi Lici, Ani Lici, Erion Bylykbashi, të tre nga Elbasani dhe Andon Qurku nga Saranda janë dërguar në paraburgim në masen “Arrest në burg”, ndërkohë që janë liruar Renato Vezelaj nga Tirana dhe Jolian Hilan nga fshati Gjashtë i Sarandës.

Këta dy të fundit janë lënë të lirë kundrejt garancisë pasurore 300 000 lekë të reja, por ndaj tyre do rëndojë masa e sigurimit “detyrim per t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco