Efektivja i jep fund jetës me armën e shërbimit! Arsyeja mbetet mister, çfarë komunikoi i dashuri i 21-vjeçares me policët në vendngjarje

Efektivja i jep fund jetës me armën e shërbimit! Arsyeja mbetet mister, çfarë komunikoi i dashuri i 21-vjeçares me policët në vendngjarje

21:05, 24/05/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranës këtë të premte. 21-vjeçarja Aldorjana Loshi, efektive në komisariatin nr.5 në Kamëz i dha fund jetës me një plumb në gjoks me armën e shërbimit.

Dyshohet se ajo ishte e vetme në shtëpi kur i dha fund jetës jetës, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të hapur derën e banesës së saj.

E reja me origjinë nga Klosi i Mirditës jetonte e vetme në rrugën “Ali Demi” në Tiranë dhe prej një viti e gjysmë punonte në komisariatin nr.5 si patrullë e përgjithshme.

Policia pyeti në vendngjarje të dashurin e vajzës, si person që mund të ketë dijeni për shkaqet që e shtynë 21 vjeçaren drejt aktit ekstrem. Ai tha se nuk kishte mundur të lidhej me të në telefon.

Efektivja nuk e kishte babanë, ndërsa la pas nënën dhe një vëlla më të vogël.

Sipas informacioneve gjatë turnit të një dite më parë ajo nuk ka shfaqur asnjë shqetësim që mund të shkaktonte dyshime se do të ndërmerrte aktin e vetëflijimit.

Ende nuk dihen arsyet që çuan të renë në aktin ekstrem, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco