Manjaku i fiksuar dhunon grupin e Piranjave: Kam tatuazh sytë e saj, do e thyej kameran! Gruaja: Do vras veten!

21:02, 24/05/2024
A+ Aa A-

Ka raste të shumta që historitë e dashurisë nuk përfundojnë me fund të lumtur si në përralla. Shpeshherë, në realitetin shqiptar, histori të tilla arrijnë deri në situata ekstreme përndjekjesh, shantazhesh e deri në fatalitete. Prandaj, ne te Piranjat, e kemi kthyer në mision mbështetjen zonjave dhe zonjushave që janë nën trysninë e partnerëve, apo ish-të dashurve të tyre.

I tillë është dhe rasti i Anites, nënës së 3 fëmijëve që jeton në Greqi. ‘Në momentin më të keq të jetës sime njoha Orgest Asllanin. Një djalë të ri që më shkruajti në Instagram dhe nisa të komunikoj me të. Gjeta ngrohtësi tek ai.

‘Më gënjeu sepse më tha i kam folur nënës së vdekur për ty në varr. E kam takuar dy here, kemi kryer dhe marrëdhënie, por e kuptova shpejt se ishte manjak. Kur e takova në Shqipëri e mbaja me lekë, i jepja lekë për autobusë, cigare, pasi nuk kishte.

‘Doja të shkëputesha nga ai. Madje dhe motra e tij më tha largohu sepse është i fiksuar, agresiv dhe i rrezikshëm. Të ka gënjyer për gjithçka, nëna jonë jeton dhe është mire. E ballafaqova me gënjeshtrat e tij dhe qau. Mi pranoi të gjitha.

‘I thashë të shkëpusnim kontaktin dhe nisi me presionet. Do të flas me prindërit e tu. Ti do të jesh vetëm e imja dhe e askujt tjetër, ose prindërit do të të vrasin. Arriti deri në atë pikë sa i shkruante fëmijëve të mi, prindërve, motrave.

‘I bëra bllok në çdo vend por më kërcënon. Kam menduar të pi ilaçe, të bëj vetëvrasje. Ju lutem më ndihmoni sepse jam në gjendje të rënduar psikologjike. Dua të më lërë rehat’.

Gazetarja Kamila Xhakaj i lë takim Orgest Asllanit, 27-vjeçarit, nëpërmjet Anitës dhe ballafaqohet me të në lokal. Ajo i kërkon ta lërë të qetë, por Orgest duket shumë i pikëlluar. ‘Kam bërë tatuazh sytë e saj. Më ka thyer zemrën, është tallur me mua. Më ka lënduar. Nuk duhet ta bënte këtë. Më zhgënjeu’.

Pas ballafaqimit u mendua se do të mbaronte gjithçka me një histori të thyer dashurie, por nuk ndodhi kështu. Orgesti nisi menjëherë sulmin e shkrimeve drejt Anitës. Kjo e fundit na kërkoi sërish ndihmë që të fshinte fotot intime që kishin.

Kamila e takoi sërish Orgestin duke i kërkuar me shumë mirësjellje të fshinte fotot, madje i ofroi dhe ndihmë psikologjike, por në këtë moment 27-vjeçari degradoi dhe u tregua i dhunshëm. Ai goditi gazetaren, operatorin dhe theu kamerën dhe mikrofonin. Policia më pas ndërhyri dhe e arrestoi Orgestin.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco