Bandat e drogës në Londër ofrojnë shpërblime deri në 30 mijë £ për informacion/ Ja mesazhi në shqip

Bandat e drogës në Londër ofrojnë shpërblime deri në 30 mijë £ për informacion/ Ja mesazhi në shqip

21:28, 24/05/2024
A+ Aa A-

Bandat e drogës po ofrojnë shpërblime në TikTok për informacion që ndihmojnë në identifikimin e kolegëve mafioz që vjedhin mallin e tyre. Reklamat, të gjetura nga The Sun tregojnë CCTV të individëve që bastisin fabrikat e kanabisit të shqiptarëve.

Një sindikatë e krimit tha se do të paguante një “shpërblim” prej 30,000 £ për informacionin që identifikonte banditë që u kishin vjedhur të korrat në Golders Green, në Londrën Veriore.

Në postimin në shqip thuhet: “kushdo që ka informacion mund të na kontaktojë.

Në video shfaqen njerëzit duke bërë grabitjen.

“Ne nuk do t’i bëjmë asgjë atyre. Vetëm të dimë se kush i ka urdhëruar të na vjedhin punën”, thuhet në njoftimin, i cili ofron edhe një shpërblim 30 mijë £.

Krerët e krimit përdorin rrëmbime dhe rrahje brutale për të vulosur autoritetin e tyre në rrjetin e fabrikave të drogës në të gjithë Britaninë.

Një video tjetër, e postuar si paralajmërim dhe e parë mbi 10000 herë, tregon një shqiptar të mavijosur keq duke u marrë në pyetje pas një vjedhjeje në Londrën e Jugut.

I pyetur nëse e meriton atë që i ka ndodhur, ai përgjigjet: “Po, kam bërë një gabim të madh”.

Një burim tha: “Gangsterët shqiptarë njihen për rrëmbimin e rivalëve që i vjedhin”.

“Është një taktikë e zakonshme që ata përdorin herë pas here – por ofrimi i shpërblimeve për informacion është e re dhe duhet të nënkuptojë se ata janë të dëshpëruar për të mbajtur kontrollin e biznesit të kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco