Sherr me thika në Tiranë, një i plagosur

Sherr me thika në Tiranë, një i plagosur

16:56, 07/09/2021
A+ Aa A-

Një sherr me thika ka ndodhur në Tiranë mes dy personave, ku si pasojë, njëri nga ta është plagosur.

Sipas policisë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi G. V., ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin G. B., i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën  kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

G.V është shpallur në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.09.2021, rreth orës 15:45, në rrugën “Konferenca e Pezës”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi G. V., ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin G. B., i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën  kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Është bërë shpallja në kërkim e shtetasit G. V dhe po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco