VIDEO/ Atentat shqiptarit në mes të plazhit, tmerr e panik në Itali

VIDEO/ Atentat shqiptarit në mes të plazhit, tmerr e panik në Itali

14:14, 20/09/2020
A+ Aa A-

Romë - Tmerr dhe panik në plazhin e Torvaianica, në bregdetin roman nga disa të shtëna pranë kompleksit “Bora Bora”.

Dy persona me fytyrë të mbuluar mbërritën me një motorçikletë “skuter” në orën 10:30 dhe njëri zbriti e hyri në plazh duke hapur zjarr dhe plagosur një shqiptar me precedentë penalë.

Të dy atentatorët arritën të shpëtonin.

Karabinierët e 'Compagnia di Pomezia' ndërhynë. I plagosuri u dërgua në spitalin San Camillo dhe nuk është në rrezik për jetën.

Viktima, me origjinë shqiptare, njihet si Simone, ndërsa atentatori ishte italian, por lajmi duhet të verifikohet.

Viktima u transportua në spital me helikopter.

Nga ana tjetër, agresori u largua, duke u përzier me turmën dhe po kërkohet në mënyrë aktive së bashku me një bashkëpunëtor, i cili dyshohet se e mori atë me një makinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco