Tragjedi në Greqi, traktori zë poshtë dy punëtorë, njëri shqiptar

Tragjedi në Greqi, traktori zë poshtë dy punëtorë, njëri shqiptar

20:29, 16/05/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Modio të Komunës së Amfikleia - Elatia, në Greqi.

Dy punëtorë, një  bullgar 45 vjec dhe një shqiptar 38 vjeç, baba i dy fëmijëve, banorë të kësaj zone, kishin ngarkuar një zetor me baza.

Zetori u përmbys në një pikë zbritëse, duke bllokuar të dy punëtorët poshtë tij, përcjell Syri.net.

Pas shumë përpjekjeve trupat e dy punëtorëve janë nxjerrë të pajetë.

Policia mbërrit në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e aksidentit tragjik. Ndërkohë ende nuk është bërë i ditur emri i shqiptarit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco