Gjashtë fëmijë në Kosovë, të prekur nga Koronavirusi, Malisheva më e goditura

Gjashtë fëmijë në Kosovë, të prekur nga Koronavirusi, Malisheva më e goditura

07:22, 30/03/2020
A+ Aa A-

Ka shkuar në 94 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Ky numër llogaritet nga data 8 shkurt 2020 deri me 29 mars 2020, pasi janë testuar gjithsej 1.082 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2. Vetëm një person ka vdekur, 82 vjeç.

 Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.080 kontakte të rasteve.

Nga data 01.02.2020 deri me 29.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 19.828 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.070 udhëtarë, Merdare 5.650, Vërmicë 5.445, Jarinje 1.578, Dheu i Bardhë 1.027, Hani i Elezit 3.019, Kullë 1.250, Qafë Morinë 47, Bërnjak 539, Qafë Prush 35, Muçibabë 167 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 29 mars 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 702.368 raste të COVID-19 dhe 33.180 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga SHBA (131.403), Italia (97.689), Kina (81.439), Spanjë (78.799), Gjermani (60.659), Irani (38.309), Francë (37.575), Mbretëri të Bashkuar (19.522), Zvicër (14.829), Holandë (10.866), Belgjikë (10.836), Austria (8.672), Turqi (9.217), duke vazhduar me vendet fqinje Greqi (1.156), Slloveni (730), Kroaci (713), Serbi (741), Maqedoni e veriut (259), Shqipëri (212) dhe Mali i Zi (85).

Deri me 29 mars 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të Bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (10.779), Spanjë (6.606), Francë (2.314), Mbretëri të Bashkuar (1.288), Holandë (771), Gjermani (482), Belgjikë (431), Zvicër (300), Turqi (131), Austri (86), Danimarkë (72), Greqi (38), Luksemburg (21), Poloni (20), Hungari (13), Serbi (13), Slloveni (11), Shqipëri (10), Kroaci (6), Maqedoni e veriut (6) dhe Mali i Zi (1).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco