Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Indriti po vdiste në vendin e punës, vrasësi dhe familjarët u ulën në lokal për të sajuar....

Indriti po vdiste në vendin e punës, vrasësi dhe familjarët u ulën në lokal për të sajuar....

19:29, 26/08/2019
A+ Aa A-

Po zbardhet gjithmonë e më shumë ngjarja e ndodhur disa ditë më parë në rrugën ‘Muhamed Gjollesha’ në Tiranë ku u vra me plumb në kokë në vendin e punës nga pronarët e vilës ku punonte për sistemin e kondicionimit, 26 vjeçari, Indrit Çelaj.

Sa më shumë zbardhet kjo ngjarje aq më e rëndë bëhet vrasja.

Sipas dosjes së dërguar në Prokurori, menjëherë sapo ka qëlluar ndaj Indrit Çelaj, Griseldo Kusi,  ka ndezur dritën e celularit me qëllim për të gjetur gëzhojën e plumbit.

Këto rrethana janë treguar në polici nga dy kolegët e Indrit Çelaj që ishin kontraktuar nga Ferdinand Bakalli për të rregulluar vilën trekatëshe ne pronësi të Bujar Kusit.  

Më tej Griseldo Kusi është takuar me vëllain e tij Albano Kusi, babain e tyre Bujar Kusi dhe Ferdinand Bakalli, me qëllim për të ndryshuar dinamikën e vrasjes.

Të gjitha këto veprime janë regjistruar nga kamerat e sigurisë së një lokali përballë vilës ku ndodhi vrasja, ku është është thurur plani për të devijuar rrjedhjën e hetimeve si edhe për tia ngarkuar krimin një personi tjetër, konkretisht Lorenc Veliajt.

Sipas dokumentit të Prokurorisë në lokal hyn fillimisht i dyshuari Bakalli.

Më pas mbërrijnë Albano e Griseldo Kusi.

Dy vëllezërit Kusi qëndrojnë për disa sekonda brenda në lokal.

Më pas dalin dhe ulen jashtë, ndërsa i plagosuri Indrit Celaj, ndodhej në grahmat e fundit të jetës në ambientet e jashtme të vilës.

Aty ku e ishte nxjerrë Albano Kusi pas plagosjes që kishte ndodhur në katin e parë të shtëpisë.

Siç konstatohet edhe nga pamjet filmike, në dorën e djathtë të Griseldo Kusit dallohet qartë një njollë e kuqe.

Për hetuesit kjo shenjë nënkupton njollat e gjakut.

'Vetëm pak sekonda më pas, Griseldo Kusi del nga ana e pasme e lokalit dhe bisedon me Bakallin. Në këtë kohë aty mbërrin edhe babai i tij, Bujari që shkon drejt vilës ku ishte qëlluar punëtori.-thuhet në dokumentin e Prokurorisë

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku26/08/2019 21:57

Kajani nanat me symyl ktyne bishave si dhe projurorve e gjyqtarve që i kanë lënë të lirë me kry vrasje të tjera. Sekuestroni edhe pasuritë për dëmshpërblim ndaj të dëmtuarve, edhe pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.

Daj Jaku26/08/2019 21:56

Kajani nanat me symyl ktyne bishave si dhe projurorve e gjyqtarve që i kanë lënë të lirë me kry vrasje të tjera. Sekuestroni edhe pasuritë për dëmshpërblim ndaj të dëmtuarve, edhe pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.

Shto koment

Denonco