Arrestohet biznesmeni i njohur vlonjat, falsifikoi origjinën e 100 ha tokë/ Emri

Arrestohet biznesmeni i njohur vlonjat, falsifikoi origjinën e 100 ha tokë/ Emri

14:55, 10/10/2018
A+ Aa A-

Biznesmeni i njohur vlonjat, Pëllumb Petritaj, është arrestuar nga Policia e Vlorës për falsifikimin e origjinës së 100 ha tokë Zvërnec.

Policia e Vlorës njoftoi se 54-vjeçari Petritaj u arrestua nga Sektori i Krimit Ekonomik  pasi dyshohet të jetë autor i dy veprave penale: "Falsifikimi i dokumentave" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale", parashikuarnga nenet 186/2 dhe 287/3 të Kodit Penal.

"Nga hetimet e kryera, dyshohet se Pëllumb Petritaj  ka falsifikuar dokumentacionin e origjinës në lidhje me një sipërfaqe toke prej 100 Ha në zonën e Zvernecit. Për këto vepra penale, mbi bazën e Vendimit Penal nr.1777, datë 09.10.2018, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg"".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco