Zbardhet pretenca e Prokurorisë së Krujës ndaj Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili u arrestua për dhunimin e vajzës Xhisiela Maloku. Në pretencën e saj, Prokuroria ka evidentuar dëshminë që Xhisiela ka dhënë, duke treguar me detaje dhunën që ka përjetuar nga Rexhep Rraja. Sipas dëshmisë së saj, djali i deputetit e ka përndjekur vazhdimisht dhe në datë 19 Korrik u takuan në një hotel në rrugën e Rinasit, pas disa telefonatave të njëpasnjëshme nga ana e Rexhep Rrajës.
Në pretencën e organit të akuzës, publikuar nga tv.klan, thuhet se 24-vjeçari e kërcënoi me armë dhe i theu celularin. Sipas Xhisielës, në dhomën e gjumit, ai e ka dhunuar dhe goditur me shkelme, ndërsa mësohet se i ka thënë: “Nuk do të të vras, do të të plagos…dua të vuash e jo të vdesësh direkt”.
© SYRI.net
Kjo quhet dashuri rilindasish ramiste
ate sms drejtuar S.Beishes.: 'na le rehat' ...... tani te gjithe qe ju sulen ti kerkojne falje.Pska pase te drejte perseri