Sherr në një piceri në Tiranë, një nga punonjësit nxjerr pistoletën

Sherr në një piceri në Tiranë, një nga punonjësit nxjerr pistoletën

10:26, 06/12/2016
A+ Aa A-

Një sherr ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm mes punonjësve të një picerie në Tiranë, ku mësohet se janë nxjerrë edhe armët. Burime nga policia thanë se është shpallur në kërkim një i ri.

Të njëjtat burime policore thanë për SYRI.net, se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 minuta të mëngjesit tek sheshi “Willson”.

Sipas policisë, 18-vjeçari me inicialet E. I., që punonte si motorist në një piceri në Tiranë, në orën 01:30, tek rruga “Gjin Bue Shpata”, pranë sheshit “Willson”, ka kanosur me armë zjarri, pistoletë, kolegun e punës F. L., 23 vjeç.

Kanosja mësohet se kishte ardhur pas një sherri që kishin pasur dy kolegët në lidhje me shpërndarjen e picave. /SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco