E rëndë/ Burri i vë flakën vetes në mes të Elbasanit Foto ilustruese

E rëndë/ Burri i vë flakën vetes në mes të Elbasanit

16:35, 26/10/2017
A+ Aa A-

Pamje horror janë shfaqur para banorëve të Elbasanit pasditen e kësaj të enjteje, kur një burrë është parë në flakë.

“Ngjarja ka ndodhur në lagjen "28 Nëntori", afër Kryqëzimit të Luleve, në anë të rrugës, ku një shtetas i pa identifikuar i ka vënë zjarrin vetes me benzinë”, bëjnë me dije burime zyrtare nga Policia lokale.

Kanë qenë persona prezent në zonë në atë moment, të cilët kanë lajmëruar ambulancën dhe policinë, që kanë shkuar në vendngjarje.

Burrit i është dhënë ndihma e parë dhe më pas është dërguar nga ambulanca në spitalin Kirurgjik Elbasan. Sipas burimeve spitalore, ai ndodhet në sallën e reanimacionit, në gjendje të rëndë shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco