VIDEO/ Arrestohet në Holandë këngëtarja Nicki Minaj

VIDEO/ Arrestohet në Holandë këngëtarja Nicki Minaj

21:12, 25/05/2024
A+ Aa A-

Nicki Minaj filmoi veten teksa arrestohej nga policia që e akuzonte për drogë. Kjo ndodhi gjatë momentit kur ajo udhëtonte nga Amsterdami në Manchester për turin e saj të radhës ‘Pink Friday 2’.

Pavarësisht se e mohoi me forcë se ajo mbante ndonjë drogë, reperes 41-vjeçare iu tha se duhej të shkonte në komisariat. Në regjistrim, një burrë i shpjegoi asaj se ‘do duhet të marrësh një avokat’.

Gjatë videos, krijuesja e hiteve tha se asaj i thanë ‘të futej në furgon policie dhe të shkonte pa praninë e avokatit’.

Ajo më tej pretendoi se dikush që punonte për sigurinë e aeroportit i kërkoi asaj të bënte një ‘deklaratë pa praninë e avokatit’ pasi gjeti para në çantat që ata nuk ishin të autorizuar t’i merrnin.

Para arrestimit, Minaj ndau një seri postimesh në X (i njohur më parë si Twitter ), në lidhje me çantat e saj që u morën për një kontroll të plotë në aeroport.

‘Ata kanë bërë gjithçka që munden për të provuar të ndalojnë këtë turne’, shkroi ajo në një postim në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco