Akuzat ndaj Shakirës, arrin marrëveshje me prokurorët spanjollë, shmang burgun

Akuzat ndaj Shakirës, arrin marrëveshje me prokurorët spanjollë, shmang burgun

11:59, 20/11/2023
A+ Aa A-

Shakira arriti një marrëveshje me prokurorët spanjollë për të zgjidhur çështjen e mashtrimit fiskal .

Marrëveshja mbart një gjobë të majme, por i kursen yllit të pop-it një dënim tre-vjeçar me kusht, sipas dokumenteve të gjykatës të publikuara nga media amerikane ABC News.

Këngëtarja do të përballej me akuzat për evazion fiskal prej 14.5 milionë eurosh në një gjykatë të Barcelonës. 

Prokurorët e ccwshtjes kwrkuan tetë vite burg pwr yllin e muzikws pop dhe njw gjobw prej 23.8 milionë euro nëse shpallej fajtore.

Ajo ka mohuar vazhdimisht akuzat duke u shprehur:

Gjatë karrierës sime, gjithmonë jam përpjekur të bëj gjënë e duhur dhe të jap një shembull të mirë për të tjerët. Kjo do të thotë të kalosh një milje shtesë në vendimet financiare të biznesit dhe personale për të siguruar këshillën më të mirë absolute, duke përfshirë kërkimin e këshillave nga autoritetet kryesore tatimore në botë, të cilët kanë qenë këshilltarët e mi gjatë gjithë këtij procesi. Fatkeqësisht, dhe pavarësisht këtyre përpjekjeve, organet tatimore në Spanjë më ndoqën penalisht, siç kanë bërë kundër shumë sportistëve profesionistë dhe individëve të tjerë të profilit të lartë, duke “thithur” energjinë, kohën dhe qetësinë shpirtërore të këtyre njerëzve për vite me radhë.

Ndërsa isha e vendosur të mbroja pafajësinë time në një gjyq që avokatët e mi ishin të sigurt se do të përfundonte në favorin tim, mora vendimin që përfundimisht ta zgjidhja këtë çështje në interesin më të mirë të fëmijëve të mi, të cilët nuk duan ta shohin nënën e tyre, duke sakrifikuar mirëqenien personale në këtë luftë. Më duhet të kapërcej stresin dhe barrën emocionale të viteve të fundit dhe të fokusohem në gjërat që dua - fëmijët e mi - dhe të gjitha mundësitë që më vijnë në karrierën time, duke përfshirë turneun tim të ardhshëm botëror dhe albumin e ri, për të cilin jam shumë e emocionuar. Unë i admiroj pafundësisht ata që i kanë luftuar këto padrejtësi deri në fund, por për mua, sot, fitorja është të kthej kohën time të humbur me fëmijët dhe në karrierën time. 

Akuzat

Në korrik ishte hera e fundit që 46-vjeçarja ishte nën “mikroskopin” e autoriteteve.

Ajo do të dilte gjithsesi në gjyq për akuza të veçanta që përfshinin 14.5 milionë euro taksa të prapambetura nga viti 2012 deri në 2014, por edhe për hetimin më të fundit mbi lëvizjet e saj në 2018. Inspektorët spanjollë filluan të shikonin provat e rezidencës tatimore të yllit të popit në 2018 duke dyshuar në atë kohë se ajo mund të ketë shmangur taksat. Në këtë rast prokurori ka kërkuar dënimin me burg deri në 8 vite për këngëtaren.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco