Lajmi i fundit

LIVE-PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Përfliten për lidhje, modelja thyen heshtjen. A ka lidhje me sherrin e Fedez?

Përfliten për lidhje, modelja thyen heshtjen. A ka lidhje me sherrin e Fedez?

21:37, 17/05/2024
A+ Aa A-

Mbrëmjen në të cilën Cristiano Iovino u dhunua, ajo ka qenë në shtëpi, dhe nuk ka “vënë këmbë” në klubin e natës 'The Club' në Milano. Ludovica di Gresy, e njohur si Dudi, një modele dhe studente e modës në 'Istituto Marangoni', është 22-vjeçarja që shpesh është përmendur si shoqja e Fedez-it e pranishme në skenën e sulmit ndaj trajnerit.

Në pamjet e sulmit të kapura nga kamerat shihet një vajzë me flokë të gjata bjonde së bashku me ultrasit e Milanit dhe Fedez. Dhe kamerat e diskotekës inkuadruan gjithashtu një vajzë me të njëjtat karakteristika kur furgoni mbërriti në shtëpinë e Iovino-s nëpërmjet Marco Ulpio Traiano në Citylife.

Por, në një intervistë për 'Messaggero', Ludovica di Gresy ka dashur të sqarojë. “Unë dola për darkë me prindërit dhe vëllain tim të vogël në orën 19:30, në orën 21:30 isha në shtëpi dhe prej andej nuk lëviza më. Nuk kam shkelur kurrë në atë vend, këtë mund ta konfirmojnë kamerat e shtëpisë dhe pronari i klubit të natës që e njoh. Unë nuk mendoj se shkaku i sherrit ishte një vajzë dhe sigurisht që nuk kisha asnjë lidhje me të. Nuk e di pse u grindën dhe nuk më intereson”.

Modelja e re as nuk e njeh Iovinon, nuk e ka parë kurrë në jetë. Pse u përfshi në këtë aferë, as ajo nuk e di. “Edhe unë pyes veten për këtë. Është absurde që Prokuroria dhe shtypi të më vendosin në mes pa pasur as sigurinë se isha aty. Nuk është qëllimi im të përfundoj në gazeta, unë kam qenë gjithmonë një person privat. Unë nuk e kërkoj apo dua këtë lloj fame. Por mbi të gjitha jam e tronditur që emri im përfundoi në mes të diçkaje kaq serioze. Më thanë se isha nën hetim, se isha në vendin e rrahjes, por a e kuptoni? Duhet që kjo histori të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo po bëhet shumë e madhe. Dhe pastaj nuk e kuptoj pse më kanë vënë në shënjestër kur në të gjitha mbrëmjet që kam dalë me Federikon, ka pasur gjithmonë vajza të tjera”.

Ludovica di Gresy u takua me Fedez në fund të shkurtit, pasi u takua me të në Cipriani. “Ne jemi miq, dalim në grup, asgjë më shumë. Sa herë që dilnim, nuk ishim kurrë vetëm unë dhe ai”. Dhe ajo kurrë nuk i mohoi thashethemet për një lidhje, sepse “Nuk doja ta nxisja këtë bujë. E kuptoj që është i famshëm dhe i tërheq këto situata. Por kurrë nuk ka pasur asnjë provë për një marrëdhënie mes nesh. Kjo situatë na ka krijuar siklet të dyve dhe më vjen keq sepse për më tepër është familjare”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco