Kroacia i jep 50 mijë euro përfaqësuesit të saj në Eurovision; artisti dhuron paratë!

Kroacia i jep 50 mijë euro përfaqësuesit të saj në Eurovision; artisti dhuron paratë!

20:09, 17/05/2024
A+ Aa A-

Baby Lasagna, përfaqësuesi i Kroacisë në Eurovision, iu dhurua nga qeveria kroate 50 mijë euro, pasi doli i dyti në festivalin europian. 

Jennifer Lopez lë të kuptohet se mund të divorcohet nga Ben Affleck!

Këngëtari ka zgjedhur që këto para mos t’i mbajë për vete, por t’i dhurojë për repartin e onkologjisë. Në një postim në rrjetin social Instagram, këngëtari shkruan,

 “Falënderoj qeverinë kroate për shpërblimin monetar në shumën prej 50 000 eurosh.

Megjithatë, nuk mund t’i pranoj ato para. Mund të jap shumë arsye pse. Por e para, më e rëndësishmja dhe e mjaftueshme është se ka shumë individë dhe organizata të tjera që janë në nevojë, për të cilët këto para do të shkojnë dhe do t’i ndihmojnë.

Unë po i kërkoj z. Plenkoviç që të dhurojë 25 000 euro në emër tim dhe të qeverisë kroate për Institutin për Onkologji dhe Hematologji Pediatrike me spitalin ditor ‘Mladen Ćepulić’. Ndërsa 25 mijë të mbetura doja t’i dhuroja për Institutin për Hematologji Pediatrike, Onkologji dhe Transplantimin e Qelizave Staminale Hematopoetike, KBC Zagreb. Faleminderit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco