Pasi konfirmoi ndarjen, menaxheri i Ledri Vulës zbulon arsyen e ndarjes me Sarën

Pasi konfirmoi ndarjen, menaxheri i Ledri Vulës zbulon arsyen e ndarjes me Sarën

11:18, 19/11/2023
A+ Aa A-

Menaxheri i këngëtarit Ledri Vula, Faton Shoshi i cili konfirmoi ndarjen e Ledrit dhe Sarës, ka dhënë së fundmi një intervistë për Prive.

Ai u shpreh se dyshja shkojnë shumë mirë, kalojnë kohë bashkë dhe lë të nënkuptohet se kjo që po ndodh mes tyre mund të jetë thjesht një ‘krizë’.

Shoshi ka zbuluar se arsyeja e ndarjes së çifti është se nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

“Ledri nuk është njeri që bën për show. Si në çdo fillim ka edhe mbarim. Nuk do me thënë që është mbarim i përhershëm dhe nuk do me thënë që kur bashkohesh me dikë të jesh i përjetshëm. Nuk është tragjike. Nuk mund të gjesh gjuhë të përbashkët. Për mua është shumë normale. Edhe për Ledrin është shumë normale. Edhe për Sarën është shumë normale. Sara është shumë e kuptueshme, kam shumë respekt”, shprehet Fatoni.

A kanë mbetur miq Sara dhe Ledri?

“Kanë raporte shumë të mira ende. Kanë nxjerrë foto të vjetra që i kanë parë bashkë. Ata nuk janë armiq. Ata munden edhe të takohen dhe të rrinë. Mund edhe të ribashkohen ose të prishen më keq. Gjithçka mund të ndodhë”, janë fjalët e menaxherit të Ledri Vulës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco