Linda: Blero më ka hy brenda në shtrat me të brendshme, i ka heq edhe mikrofonat

Linda: Blero më ka hy brenda në shtrat me të brendshme, i ka heq edhe mikrofonat

19:18, 13/11/2023
A+ Aa A-

Linda Halimi bëri një deklaratë shokuese në prime e të premtes në "Big Brother VIP Kosova". Ajo rrëfeu se para 13 viteve, Blero ka insistuar të hyjë në dhomën e saj të hotelit. Sipas Lindës, këngëtari i ka kërkuar të pijnë një gotë verë dhe të qëndrojnë bashkë në dhomë. Asokohe Blero ka qenë i martuar me Teuta Krasniqin dhe Linda punonte me të.

"Kjo histori ka ndodhur jashtë shtëpisë së Big Brother. Kur punoja te emisioni i Teuta Krasniqit, para 13 viteve, Blero më ka çuar te hoteli ku rrija pas xhirimeve dhe ka insistuar si burrë i martuar, meqë po flet për martesën time... ka insistuar me ardh te dhoma e hotelit me mua. Victory hotel, e mban mend shumë mirë ti. Më the a mund të pimë nga një gotë verë dhe të rrimë pak bashkë te dhoma e hotelit", tregoi Linda.

Blero e mohoi në mënyrë kategorike që kjo histori të ketë ndodhur.

Linda e ka akuzuar Bleron se ka tentuar edhe t’i futet në shtrat brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip Kosova’.

“Blero më është futur në shtrat edhe më ka thënë ‘Unë e qes Ganinë edhe sonte flejmë bashkë’ dhe mi ka hequr bateritë dhe më tha ‘Askush nuk guxon me të folë dhe me t’i vnu bateritë sepse unë jam baba këtu’. Ky [Gania] më pas është kthyer dhe ai ishte me bokserica dhe ‘hard on’ [në ereksion]”, tha Linda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco