Pique thyen heshtjen për ndarjen me Shakirën: Do isha hedhur nga kati i 6-të

Pique thyen heshtjen për ndarjen me Shakirën: Do isha hedhur nga kati i 6-të

15:28, 13/11/2023
A+ Aa A-

Që kur Shakira dhe Gerard Pique janë ndarë, ata kanë qenë në qendër të vëmendjes mediatike. Prej atëherë, këngëtarja është shprehur në mënyra të ndryshme, por më së shumti me muzikën e saj, duke dërguar mesazhe të qartë për ish-lojtarin dhe të dashurën e tij aktuale Clara Chia.

Tashmë edhe Gerard Pique ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të komentojë gjithë situatën me ish-partneren e tij. Në një bisedë me Jordi Baste në radio stacionin katalanas 'Rac1', spanjolli reflektoi për gjithçka që ka ndodhur me këngëtaren kolumbiane.

"Njerëzit nuk e dinë dhjetë për qind të asaj që ka ndodhur në të vërtetë”, tha Pique për ndarjen e tyre dhe pohoi se "ata bazohen në informacione që në pjesën më të madhe nuk janë reale".

“Nëse do t’i kisha dhënë rëndësi gjithçkaje që thuhet për mua, do të mbyllesha në banesën time ose do të isha hedhur nga kati i gjashtë. E vetmja mënyrë për të dalë nga e gjithë kjo gjallë është thjesht të injorosh gjithçka”, th ai.

Më tej, katalanasi deklaroi gjithashtu se tani nuk mendon për asgjë tjetër përveç marrëdhënies me partneren e tij aktuale Clara Chía, interesave të tij profesionale dhe mbajtjes së jetës personale private.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco