Kourtney Kardashian dhe Travis Barker mirëpresin fëmijën e tyre të parë së bashku

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker mirëpresin fëmijën e tyre të parë së bashku

13:38, 05/11/2023
A+ Aa A-

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker u bekuan me fëmijën e tyre të parë së bashku, siç raportojnë mediat ndërkombëtare.

44-vjeçarja dhe 47-vjeçari i Blink 182 kanë mirëpritur djalin e tyre pas disa përpjekjeve të Kardashian për të mbetur shtatzënë. Deri më tani asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar ardhjen e fëmijës së tyre. Ky është fëmija i katërt i Kourtney Kardashian. Nga marrëdhënia e saj me Scott Disick, ajo ka lindur Mason Dash, Penelope Scotland dhe Rayne Ashton.

Së fundmi për Vanity Fair, ajo ka shpjeguar gjithashtu se komentet për moshën e saj në lidhje me mëmësinë nuk e “prekin” më.

“Këto komente nuk më prekin mua. Atyre që thonë këtë, unë thjesht u them “si mund ta vini në dyshim planin e Zotit?”. Sepse unë kështu e shoh këtë shtatzëni. Se është plani i Zotit”, theksoi Kardashian.

Kourtney Kardashian filloi procesin e fekondimit in vitro me të dashurin e saj, pak para se të martoheshin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco