Brad Pitt bëhet romantik! Në 50-vjetorin e lindjes aktori i bën dhuratën e veçantë ish-bashkëshortes, Jennifer Aniston

Brad Pitt bëhet romantik! Në 50-vjetorin e lindjes aktori i bën dhuratën e veçantë ish-bashkëshortes, Jennifer Aniston

18:26, 26/10/2023
A+ Aa A-

Aktorët e njohur Brad Pitt dhe Jennifer Aniston ishin një ndër çiftet më të dashura të Hollywood-it.

Në vitet 2000 dyshja kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre, ndërsa 5 vite më pas ata i dhanë fund lidhjes përmes një deklarate.

“Dëshirojmë të njoftojmë se pas shtatë vitesh së bashku kemi vendosur të ndahemi zyrtarisht. Për ata që ndjekin këtë lloj gjëje, dëshirojmë të shpjegojmë se ndarja jonë nuk është rezultat i asnjë spekulimi të raportuar nga mediat tabloide. Ky vendim është rezultat i shumë konsideratës.”- thanë ish-çifti.

Image

Ndonëse ishte një ndër ndarjet që në atë kohë bëri bujë, ata akoma kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.

Sipas “Daily Mirror” Pitt bleu vilën ku jetonte me Aniston kur ishin të martuar për 79 milionë dollarë dhe sipas burimeve këtë pronë ka vendosur t’ia dhurojë aktores me rastin e 50-vjetorit të saj.

Pas ndarjes shtëpia u shit dhe kjo gjë e mërziti shumë aktoren dhe mesa duket tani Brad ka vendosur që të shlyejë gabimin e tij me këtë dhuratë që padyshim do ta lumturojë ish-bashkëshorten e tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco