Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Nga Noizy e deri te lidhja para famës e Loredanës me Mozzik, Baby G rrëfen të pathënat e VIP-ave

Nga Noizy e deri te lidhja para famës e Loredanës me Mozzik, Baby G rrëfen të pathënat e VIP-ave

12:00, 01/05/2024
A+ Aa A-

Baby G në një bisedë me Buçkon dhe Marianën ka ndarë detaje nga fillimet e saj në rrugën e muzikës si dhe njohjet me personazhet e famshëm. Ajo u shpreh se Dhurata Dora dhe Noizy kanë qenë nga të parët që e kanë suportuar si artiste. Gjithashtu ajo zbuloi edhe miqësinë me Loredanën, ku tregoi dhe fillimin e lidhjes së kësaj të fundit me Mozzik.

Këngën time të parë e kam bërë me Getinjon, isha 19 vjeçe. Kida, Mozzik, Getinjo, unë kemi qenë artistë të rinj, pothuajse e njëjta moshë. Ka qenë shumë bukur. Loredana ka qenë në lidhje me Mozzik në 2017. Ajo si gangstere. Kemi qenë shumë shoqe me Loredanën. Ka pasur stil shumë. Kam njohur edhe Encën, Xhensilën. Me shumë artistë kam punuar atje, me Nora Istrefin gjithashtu. Era Istrefi është shumë e këndshme. E kam njohur në festivalin e parë, në vitin 2015. Kështu e kam nisur karrierën.

Hapa Instagram-in në 2014, se kurrë nuk kisha as Instagram, as Facebook se nuk na lejonte babi. Postoja video duke kërcyer, kënduar, video humoristike. Për 2-3 muaj m’u rrit faqja e Instagram-it. Unë kam pasur zero shoqëri, kam qenë unë babi, mami, motrat. Bëra follow gjithë artistët shqiptarë se gjithmonë i kam dëgjuar.

Dhurata Dora ka qenë e para që më ka suportuar, më vonë Noizy e shumë artistë të tjerë. Noizy më ka marrë për një performancë në një festival ku ishin gjithë artistët. Kam bërë kërcimin atje, Andi Murra ishte koreograf. Noizy më hapi derën sepse takova gjithë artistët, bëra performancën më të bukur në jetën time. Bëra intervistat e para nëpër portale. Unë isha duke punuar me Noizyn, por babi nuk e ka pëlqyer. Më tha ‘Gordiana ti je 18 vjeç, duhet të shkosh në universitet, jo të kthehesh në Shqipëri’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco