VIDEO/ Stjuardesa nxjerr zbuluar sjelljet negative të Jennifer Lopez me stafin: Po të kishte qenë dikush tjetër do njoftonim policinë

VIDEO/ Stjuardesa nxjerr zbuluar sjelljet negative të Jennifer Lopez me stafin: Po të kishte qenë dikush tjetër do njoftonim policinë

18:00, 15/05/2024
A+ Aa A-

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez nuk tregon një sjellje të mirë ndaj stafit të hoteleve dhe restoranteve ku ajo shkon.

Një video që po bën xhiron e rrjetit, stjuardesa greke e avionit në të cilin këngëtarja po udhëtonte drejt Dubait tha se Jennifer ka tregur një sjellje jo të mirë ndaj punonjësve.

Vajza në fjalë u shpreh se aktorja ka qëndruar disa orë duke zgjedhur rrobat që i pëlqenin për të veshur dhe për këtë arsye stafi u largua 45 minuta me vonëse nga avioni, ndërsa tha: “Çdo pasagjer tjetër që do ta bënte këtë ne do të thërrisnim sigurinë dhe policinë.”

“Unë punoja në klasin ekonomi, ndërsa ajo ishte e rezervuar në klasin e parë dhe atje secili ka kabinën e tij, kështu që kur ai mbyll derën e tij nuk keni kontakt me të as kur e shihni. Megjithatë kur kemi një të famshëm në aeroplan i gjithë ekuipazhi thërrasin njëri-tjetrin dhe të gjithë jemi shumë të emocionuar. Zakonisht në kohët e vjetra kur punoja në ekonomi, kur mbaroja shërbimin, kalonim në klasin e parë që të kishim mundësinë të shihnim personazhin e famshëm nëse ai ka dalë nga kabina e tij dhe nëse ai duket i afrueshëm, mund t’i kërkojmë të bëjë një foto. Por ne ende na pëlqen të shohim kabinën dhe të themi ‘aty fle Jennifer Lopez’. Kështu mbarojmë shërbimin dhe unë bashkë me një vajzë tjetër shkuam në klasin e parë dhe sapo shkuam stafi i saj ishte negativ. Ne themi “çfarë po ndodh?” dhe kështu me radhë dhe ata thonë “ajo është e çuditshme, ajo as nuk do që ne ta shikojmë, nuk do që ne t’i drejtohemi asaj, as nuk do që ne ta pyesim se çfarë do të hajë dhe i gjithë komunikimi që kemi është me asistentin e saj”. Mirë, nuk i kushtuam vëmendje, kështu është në këto fluturime. Kështu ne vazhduam. Por nuk ndalet me kaq pasi kur mbërritëm në Dubai, fluturimi specifik ishte Los Angeles-Dubai, 16 orë fluturim shumë i lodhshëm dhe u vonuam gati 45 minuta.

Kur pyetëm pjesën tjetër të ekuipazhit se pse ndodhi kjo vonesë, ata na thanë se Jennifer Lopez po ndërronte rrobat dhe po ndryshonte përsëri rrobat, nuk ishte gati të zbriste. Në mes të gjithë kësaj, ajo nuk foli as me ekuipazhin, domethënë ekuipazhi thjesht e priste atë. Ajo ndërroi rrobat sikur të ishte shtëpia e saj. Nuk është një avion privat së pari dhe së dyti çdo pasagjer tjetër që do ta bënte këtë ne do të thërrisnim sigurinë dhe policinë”- tha stjuardesa.

@miss_eirini JLo story time🍵 #metgala #jlo #spillthetea #storytime #emiratesstoryrime #emiratescrew #foryou #fyp #greektiktok ♬ original sound - Irini Kalabouka

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco