Zyrtarisht, Britney Spears i jep fund betejës ligjore me të atin

Zyrtarisht, Britney Spears i jep fund betejës ligjore me të atin

09:32, 28/04/2024
A+ Aa A-

Britney Spears ka mbyllur zyrtarisht betejën ligjore me të atin Jamie Spears.

“Ka qenë nder dhe privilegj të mbrojmë Britney Spears. Ajo do jetë një ikonë dhe një artiste brilante që e ka shkruar emrin në historinë e muzikës”, deklaroi Mathew Rosengart, avokati i këngëtares për Page Six.

Edhe pse çështja sipas mediave u zgjidh në 2021-shin, avokati thekson se tani gjithçka është zyrtarisht e mbyllur. “Siç Spears e ka kërkuar, ajo tashmë është krejtësisht e lirë dhe nuk ka asnjë detyrim ligjor, as për paraqitje në gjykatë, apo procedime të tjera”, shpjegon më tej Rosengart.

Kujtojmë se prej vitit 2008, Britney ishte nën kontroll të plotë nga babai i saj për çështjet ligjore, financiare, profesionale, madje edhe vendimmarrjet personale.

Këngëtarja nisi betejën ligjore për të fituar lirinë mbështetur dhe nga fansa në të gjithë botën që krijuan lëvizjen #freebritney.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco