E shpallën të vdekur, Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen

E shpallën të vdekur, Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen

09:43, 09/05/2024
A+ Aa A-

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi ka bërë një reagim në rrjetet sociale pasi një lajm i rremë që pretendonte se ajo kishte vdekur ka filluar të qarkullojë në TikTok. Matoshi shprehu pakënaqësinë e saj ndaj këtij dezinformimi.

Image

“Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por para Zotit s’po mundeni kurrqysh me dalë, çka me bo që ai po don unë me jetu fuqishëm?”, shkroi Matoshi, duke shprehur jo vetëm gjendjen e saj shpirtërore këtij postimi.

Madje, me humor, ajo thotë se emrin ia kanë shkruar gabim.

“Me D e kam emrin o popull. ADriana sa herë me ju tregu?”, shtoi Matoshi me një dozë humori.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco