'Fenomen me 70 mijë ndjekës në Instagram', përplasje e ashpër mes Donaldit dhe Ronaldos për finalistët e BBVA

20:27, 19/05/2024
A+ Aa A-

Donald Veshaj ka qenë i ftuar ditën e sotme (e diel) në ‘Fan Club’, ku ka folur për rrugëtimin e vëllait të tij në këtë format si dhe ka komentuar situatat në shtëpi.

Ai pati një përplasje me opinionistin e këtij formati, Ronaldo Sharkën, i cili siç duket e quajti Egla Cenon fenonem.

Një replikë e menjëhershme nuk mungoi nga moderatori, i cili shtoi: “Fenomen me 70 k në Instagram”.

E më pas gazetari ia ktheu që këto nuk kanë të bëjnë me lojën e tyre brenda.

Debati i tyre vijoi duke përfshirë më pas edhe gjëra të tjera që kanë ndodhur.

Ka mbetur vetëm edhe një javë deri në finalen e këtij edicioni që do të jetë më 25 maj (e shtunë).

Pesë finalistët janë: Romeo Veshaj, Julian Deda, Egla Ceno, Heidi Baci dhe Meriton Mjekiqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco