Kemi gjetur trendin e flokëve që mund t'u shkojë të gjitha gocave

Kemi gjetur trendin e flokëve që mund t'u shkojë të gjitha gocave

15:13, 11/06/2024
A+ Aa A-

Nëse jeni në humor për të ndryshuar ngjyrën e flokëve, por ende nuk e keni gjetur të duhurën që ju shkon dhe tregon shumë për pamjen tuaj, atëherë parukierët këtë vit kanë një zgjidhje.

Quhet trendi “hibrid” i flokëve dhe siç duket është një nga më të preferuarit edhe në radhët e gocave VIP. Hailey Bieber, Kim Kardashian e kanë aprovuar, ndaj besojmë se është momenti yt! 

"Kjo funksionon në një bazë të fortë ngjyre dhe shfaqet me një ton pak më të lehtë në gjatësinë e flokëve,” thotë parikierja Jamie Mazzei për Pop Sugar. “Nuanca hibride lejon që flokët të kenë tone të ndryshme nga baza deri në fund,” thotë ajo.  

Por, e veçanta e ngjyrës “hibride” është fakti se përveçse është e këndshme dhe universale, pra i shkon edhe gocave brune, atyre bionde, por edhe atyre me flokë të kuqe, kjo nuancë nuk kërkon shumë harxhim kohe dhe parash për ta mirëmbajtur. Shpesh, mjafton një trajtim në shtëpi me produktet e dedikuara për flokë dhe gati për të shkëlqyer kudo.

FOTO GALERI: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco