Akuzohet se ia bllokoi këngën Taynës, Rinori: Sakrifikova që ti mos të zvarriteshe

Akuzohet se ia bllokoi këngën Taynës, Rinori: Sakrifikova që ti mos të zvarriteshe

15:01, 11/06/2024
A+ Aa A-

Ish-menaxheri i Taynës, Rinor Hykolli, ka reaguar pas akuzave se ishte ai që ia bllokoi reperes këngën e re në YouTube.

Hykolli e ka mohuar këtë, duke deklaruar se kënga është bllokuar nga firmat dhe kontratat që reperja ka nënshkruar për të arritur në këtë pikë të karrierës.

 

Në postimin e tij të gjatë të bërë në Instagram, Hykolli ka shkruar për rrugëtimin në karrierë me këngëtaren, derisa në fund i ka uruar suksese.

“Prandaj çeshtja jone seshte me e jona por e letrave tona te shkrume e zeza mbi te bardhe e une skam cka bej me shume mbi ato qe vet kemi dakortesu me i firmos ne dite te mira apo nevoje… Une vec uroje ta mirembash ate cka me shume mund bera per ty dhe ishalla te shoh larte e me larte. Secili ne rruge te vet, me ndihmen e Zotit pacim akoma suksese me te medha!”, ka shkruar Hykolli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco