Ca ide të lezetshme për ju që doni një dasmë intime dhe me pak të ftuar

Ca ide të lezetshme për ju që doni një dasmë intime dhe me pak të ftuar

15:52, 11/06/2024
A+ Aa A-

Për shumë çifte, dasma mbetet një nga ditët më speciale që kurorëzon dashurinë, mes njerëzve të dashur, familjarëve, kolegëve, miqve etj.

Por, për disa të tjerë, vetëm mendimi i organizimit të një ceremonie që ka zakonisht 200 deri në 300 persona kthehet në një makth dhe stres të vazhdueshëm që kërkon investim me para, kohë dhe angazhim me çdo detaj të mundshëm.

Për disa çifte të tjera, ideja e një ceremonie intime, me pak persona është një zgjedhje e mirë që nuk kërkon shumë buxhet dhe ka më pak detaje.

Për fat të mirë, ceremonitë e vogla janë një gjetje dhe sipas Krysta Marinos, organizuese dasmash, këto ceremoni të vogla janë perfekte për ata që duan një kurorëzim të bukur dhe pa shumë situata të mëvonshme. Ja disa ide, nëse do një dasmë larg tradicionales:

#1 Dasmë në shtëpinë e një miku/eje

Një martesë në shtëpinë e dikujt nuk është vetëm një mundësi organizimi me pak kosto, por gjithashtu bën që detajet private të çiftit të mos shihen nga gjithë të ftuarit, por vëmendja të jetë te festa.

#2 Rezervoni një destinacion jashtë shtetit

Një organizim me pak njerëz, që ju e dini që mund ta aksesojnë lehtë vendin që ju zgjidhni, është një tjetër ide. Italia, Greqia apo Franca mund të jenë disa gjetje, por mos harroni fleksibilitetin e vendndodhjes për ata pak të ftuar që do jenë në dasmë.

#3 Martohuni në restorantin tuaj të preferuar

Mos harroni që rruga për në zemrën e dikujt kalon përmes ushqimit. Ndaj, zgjedhja e restorantit tuaj të preferuar, që ju e dini që ka super gatime është një ambient komod dhe privat për një ceremoni të vogël mund të jetë ideale.

#4 Mblidhni miqtë dhe familjen tuaj në plazh

Nëse jeni çifti tipik që e keni qejf plazhin, ideja e organizimit të një ceremonie në bregdet është e duhura për ju. Mundësitë e personalizimit janë të shumta, nga një piknik, te një dekor minimalist, disa ushqime të shijshme etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco