Cardi B zbulon të vërtetën e raportit të saj me Offset

Cardi B zbulon të vërtetën e raportit të saj me Offset

09:03, 17/05/2024
A+ Aa A-

Cardi B ka zbuluar se së bashku me bashkëshortin e saj Offset po mundohen të zgjidhin problemet e marrëdhënies së tyre dhe nuk po nxitohen për hapat e ardhshëm. Në një intervistë për Rolling Stone, e publikuar të enjten, reperja pranoi se ka ende gjëra që duhet të përmirësohen para se t’i japin martesës një shans të dytë.

“Kemi gjërat tona të këqija. Vijmë nga dy botë të ndryshme. Ndonjëherë unë nuk mund të jem një bashkëshorte. Karriera ma merr jetën nën kontroll”, shpjegoi Cardi B.

Reperja deklaroi se për të në këtë moment, e para është karriera, pastaj fëmijët dhe kjo ndarje lë pak vend për romancë në jetën e saj.

Image

“Ka shumë momente kur nuk e kuptoj sa shumë gjëra po vendos para marrëdhënies sime të dashurisë. Mbaj mend kur vitin e shkuar po kaloja një fazë të keqe. Ziheshim shumë dhe ai donte që unë të pushoja, por për mua kishte rëndësi të publikohej albumi i ri”, tregon më tej Cardi B.

Reperja pranon se ata e duan shumë njëri-tjetrin dhe se janë mbi të gjitha shokë të ngushtë. Kështu që ndarja për ta kthehet në një mungesë, të cilën nuk e pranojnë dot lehtë.

Image

Kujtojmë se Cardi B dhe Offset deklaruan ndarjen në dhjetor të 2023-shit dhe pothuajse një muaj më vonë nisën thashethemet për ribashkim.

Që prej asaj kohe duket sikur martesa e tyre ka qenë me ndarje dhe ribashkim të herë pas hershëm, por nuk ka përfunduar zyrtarisht.

Ata kanë dy fëmijë, Kulture 5 vjeç dhe Wave 2 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco