Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Beleri eurodeputet i burgosur

FOTO/ Çifti drejt divorcit? Ben Affleck shfaqet për herë të parë pa unazën e martesës në gisht

FOTO/ Çifti drejt divorcit? Ben Affleck shfaqet për herë të parë pa unazën e martesës në gisht

10:02, 19/05/2024
A+ Aa A-

Thashethemet Jennifer Lopez dhe Ben Affleck të jenë në prag të divorcit po shtohen gjithnjë e më shumë. Aktori 51-vjeçar është parë në fotot e siguruara nga TMZ, duke lënë shkollën e fëmijëve të tij pa mbajtur unazën e martesës në gisht.

Tiger Meeting Her Former Zookeeper After 5 Years. See What Happens Next!WorldFamilys.com
Top 30 Most Beautiful Women in the WorldBeauty & Women
Sponsored Links

Kjo është hera e parë që Ben Affleck është parë pa unazën e tij të martesës që prej nisjes së thashethemeve për krizë në çift.

Në fakt thashethemet forcohen edhe nga fakti se “Batman” prej disa javësh jeton i ndarë nga JLo, teksa nga vila 60 milionë dollarësh që blenë vitin e kaluar, u zhvendos në një shtëpi me qira në Brentwood.

Kur ylli i ‘Gone Girl’ u pa teksa merrte gruan dhe vajzën e tyre adoleshente të enjten, ai dhe Lopez mbanin ende unazat e tyre.

Është e paqartë se çfarë ndodhi në 24 orët që e shtynë Affleck të hiqte unazën e martesës.

 

Si filluan thashethemet e ndarjes
Kohët e fundit, në Hollivud filloi të rrjedhë se ‘Bennifers’ – të cilët u martuan në Las Vegas në korrik 2022 , po kalojnë një krizë të madhe në martesën e tyre dhe një divorc është në rrugë e sipër.

Bisedat për divorcin nisën kur Lopez mori pjesë e vetme në Met Gala javën e kaluar. Një burim i tha TMZ se Affleck nuk ishte në gjendje të shoqëronte gruan e tij sepse ishte i zënë me xhirimet e “The Accountant 2”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco