Nuk do ta njihni, Kate Beckinsale transformohet në një burrë të moshuar

Nuk do ta njihni, Kate Beckinsale transformohet në një burrë të moshuar

09:35, 09/05/2024
A+ Aa A-

Aktorja e njohur Kate Beckinsale iu përgjigj pa hezitim komentuesve në rrjetet sociale.

Aktorja postoi në Instagram foto e veshur si një dhëndër i moshuar në përgjigje të kritikave për pamjen e saj në internet. Beckinsale mbante një maskë të rrudhur të një burri tullac dhe një kostum të bardhë dhe papijon ndërsa ishte ulur në një karrige me rrota, shkruan People.

“Marrëveshja e re. Kjo është gjithçka që do të merrni”, ka shkruar ajo në foton e parë që ka shpërndarë që nga transformimi i saj. “Shpresoj të jetë më pak skandaloze dhe më shumë ajo që ju mendoni se është e përshtatshme për moshën tuaj. Sayonara b—–s.”

Një video e mëvonshme tregoi Beckinsale në të njëjtin pozicion të veshur me çizme të bardha me platformë.

E gjithë kjo vjen pas komenteve negative që aktorja merr shpesh per pamjen e saj. Shumë komentues bien dakord se ajo përdor botox dhe filler për t’u dukur më e re. Dhe aktorja u shfaq pikërisht si një i moshuar në formë ironie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco