'Po ndërhyn në marrëdhënien time'- Kriset miqësia mes Eglës dhe Heidit! Aktorja: I kam thënë po trajtohesh si copë mishi, por më sulmoi

'Po ndërhyn në marrëdhënien time'- Kriset miqësia mes Eglës dhe Heidit! Aktorja: I kam thënë po trajtohesh si copë mishi, por më sulmoi

22:11, 30/04/2024
A+ Aa A-

Mes Egla Cenos dhe Heidi Bacit duket se ka një krisje të miqësisë mes tyre. Dy banoret kanë debatuar me njëra tjetrën duke hedhur akuza të ndërsjellta.

Heidi është shprehur se Egla ka ndërhyrë në marrëdhënien e saj me Romeon, ndërsa aktorja ka deklaruar se është ndjerë e sulmuar nga Heidi.

Egla Ceno po ashtu ka deklaruar se ka folur me Heidin dhe i ka thënë se “po trajtohesh si mish për top”.

Pjesë nga debati:

Egla: Heidi më sulmoi, tha më je futur në marrëdhënien time. Harroi që ato fjalë që po dëgjonte ishin të provokuara, e shtyrë nga misioni për të mbajtur këtë djalin zgjuar. Kur Heidi më është kthyer, më ke përdorur, në një moment kam pasur një shtangie të vogël, mbaroi aty derisa erdhi prime. Më është ndezur poçi, ky djalë në kokën time ka dy muaj që po vuan në thonjëza nga goja ime një peshë shumë të madhe mbi supe. Unë Heidit kam tre pika kryesore, kur Romeo e la pas një njohje të shkurtër e la sepse nuk kishte besim dhe kisha një Heidi afër i kam thënë po ti pse e lë veten ta presësh veten. E zëmë se është shumë dashuruar, e lë veten të presë. Romeo tre herë e ka përdorur Heidin për të marrë vëmendjen e tavolinës. Marr Heidin dhe i them nuk më pëlqen që trajtohesh si copë mishi. Është peshë e shtuar mbi Romeon, e treta ka qenë, po të ishe përjashta do e kishe lënë veten të trajtoheshe si leckë, qau dhe nuk u përgjigj. Ky Romeo ka një peshë që nuk i takon për mua dhe i kam thënë Romeo, të kërkoj ndjesë publike se nga goja ime kanë ardhur këto.

Heidi: I kam kërkuar disa herë të largohet sepse u rëndua situata. Krisja nuk ka filluar nga suita. Ne kemi pasur sqarime edhe tek dita që erdhët ju, ti Arbri dhe Ori. Kemi pasur përplasje që kur ishte Lidi dhe i thoja mos më thirr nëpër cepa të flasësh për Romeon. Ti nuk je shoqja ime, i kam thënë mos u fut në gjërat e mia me të tjerët.

Egla: Heidi nuk duhet ta kishte bërë këtë me mua, jemi kënaqur me njëra tjetrën dhe Heidi këtë gjë e di shumë mirë.

Heidi: Kohët e fundit vërtetë janë kthyer keq me gjëra të rënda. Sot ofendimet e Julit ishin të rënda. Supozimeve pa lidhje do u kthehem. Romeo nuk ka nevojë për mbrojtjen time.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco