Influenceri i njohur diagnostikohet me kancer në moshën 26-vjeçare

Influenceri i njohur diagnostikohet me kancer në moshën 26-vjeçare

09:17, 28/04/2024
A+ Aa A-

Personaliteti televiziv Harry Jowsey u ka kërkuar ndjekësve të tij të vendosin krem ​​kundër diellit, pasi u diagnostikua me kancer të lëkurës, raporton ‘BBC‘.

26-vjeçari, i cili më parë u shfaq në “Dancing With The Stars” të ABC dhe “Too Hot To Handle” të Netflix, tha se kancerin e ka pasur për një ose dy vjet, por që nuk ishte fare në dijeni për këtë gjë.

“Unë thjesht dua të shpëtoj dhe të mbroj një nga ju”, u tha ai pesë milionë ndjekësve të tij në TikTok.

Influencueri i lindur në Australi shtoi se ai “do të jetë mirë”.

Në postimin e tij ai tha: “Nuk ka vërtet një mënyrë të lehtë për ta thënë këtë, por javën e kaluar shkova te një dermatolog për të kontrolluar lëkurën time dhe më gjetën kancer të lëkurës. Unë do të jem mirë, gjithçka do të jetë në rregull.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco