Cher thotë se preferon të dashur më të rinj, sepse ‘burrat në moshën e saj kanë vdekur të gjithë’

Cher thotë se preferon të dashur më të rinj, sepse ‘burrat në moshën e saj kanë vdekur të gjithë’

10:06, 08/05/2024
A+ Aa A-

77 vjeçarja Cher ka thënë së fundmi ‘me shaka’, se preferon të ketë të dashur më të rinj pasi burrat e grup-moshës së saj “kanë vdekur të gjithë”.

Ish-këngëtarja shoqërohet aktualisht me producentin muzikor Alexander ‘AE’ Edëards, 38 vjeç.

Cher mundohej të shpjegojë arsyetimin e saj për njohjet me burra më të rinj, duke thënë se “më të vjetrit intimidohen nga karakteri i saj”.

“Arsyeja që shkoj me burra më të rinj është sepse ata të moshës time ose më të vjetër .. si ta them, kanë vdekur të gjithë tani”, tha e moshuara me nenqeshje në një intervistë me Jennifer Hudson.

Më tej shtonte: “Por edhe më parë, ata ishin të tmerruar të më afroheshin”.

Çuditërisht ajo shtonte se është ‘e turpshme’ me burrat, dhe se “nuk e bën vetë lëvizjen e parë”.

Por Cher ka një reputacion të zhurmshëm për lidhjet me burra më të rinj siç ka qenë Rob Camilletti, me të cilin shoqërohej në 1986 kur ajo ishte 40 vjeçe dhe ai 22.

Cher është bërë e famshme prej viteve 1960-të bashkë me kujdestarin dhe burrin e saj producent Sonny Bono, të cilin e njohur kur ishte 16-vjeç, dhe ai  28.

Ata u divorcuan në mesin e viteve 1970 pas një beteje të ashpër ligjore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco