Julka komenton 'BBV3': Egla është një natyrë e dhunshme!

Julka komenton 'BBV3': Egla është një natyrë e dhunshme!

08:57, 16/05/2024
A+ Aa A-

E ftuar në “Pardon My French” ishte Julka Gramo dhe Alban Musa të cilët kanë folur për emisionin e tyre në “Top Channel”, “Në shtëpinë tonë”.

Sakaq nuk kanë munguar dhe komente lidhur me shtëpinë më të ndjekur në Shqipëri, atë të “BBV3” dhe situatat e fundit të ndodhura aty.

 

Julka është shprehur se të gjithë personazhet që kanë mbetur ende në garë janë të gjithë të fortë, teksa për natyrën e dhunshme të Eglës është shprehur se herë pas here lë për të dëshiruar por gjithsesi nuk dëshiron ta shikojë jashtë shtëpisë pasi ka luftuar shumë brenda saj.

omentet e saj kanë vijuar dhe për Julin, Romeon, Heidin, Françeskën dhe Meritonin madje ka sjellë në vëmendje dhe dy ish-banoret Erjolën dhe Rozën teksa shprehet se i ka ardhur keq për largimin e tyre.

Julka: Janë shumë të fortë të gjithë personazhet që kanë mbetur. Për shkak të natyrës së dhunshme, të trajtimit të keq, Egla shpesh më lë për të dëshiruar, edhe pse në aspektin e lojës… Nuk e dua jashtë sepse ka luftuar shumë me të gjithë negativitetin e vetë. Është e zgjuar, di të përdorë situatat në mënyrë fantastike. Ka luftuar jashtëzakonisht shumë. Ka vënë në lojë gjithë qenien e saj dhe 7 personalitetet.

Juli është një zotëri fantastik. E nisi jo fort fuqishëm, çfarë më pëlqen te Juli është fakti që nuk para ka bërtitur, ka argumentin, është i edukuar. Romeo më pëlqen është shumë i ndjeshëm. Heidi më duket një vajzë e zgjuar. Françeska ishte suprizë, ka një llogjikë që të tjerët nuk i kapin. Meritoni ka pasur një ndryshim të jashtëzakonshëm.

Është rritur shumë si personazh, ka reflektuar ndryshe…
 

Mua më erdhi keq që Roza dhe Erjola të dilnin dhe të qëndronte Graciano dhe të shikoja Gracianon dhe pse kërkoi falje. Graciano ka shkelur linjat e shoqërisë, unë kurrë nuk do shisja shoqërinë për hir të lojës. Për mua shoqëria është shumë e shenjtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco