Ajo e akuzoi publikisht për dhunë, 50 Cent padit ish-partneren

Ajo e akuzoi publikisht për dhunë, 50 Cent padit ish-partneren

11:59, 08/05/2024
A+ Aa A-

Reperi i njohur 50 Cent ka ngritur një padi për shpifje kundër ish-partneres së tij, Daphne Joy, pasi ajo e akuzoi për përdhunim dhe dhunë.

Reperi i “In da Club” pretendon se modelja e akuzoi atë se e kishte dëmtuar sepse kërkoi të merrte kujdestarinë e vetme të djalit të tyre 11-vjeçar, Sire.

 

50-vjeçari deklaron se postimi i Joy-it në Instagram ka më shumë se 22 mijë pëlqime, gjë që ka dëmtuar reputacionin e tij të biznesit, çështjen e kujdestarisë së fëmijëve dhe e ka nënshtruar atë ndaj një fluksi urrejtjeje në internet.

50 Cent ka bashkangjitur një letër që avokatët e tij i dërguan Joy 37-vjeçe, më 2 prill duke kërkuar që ajo të hiqte postin dhe të tërhiqte deklaratën. Avokatët e saj dyshohet se kërkuan në këmbim miliona euro. 50 Cent i quan kërkesat ‘qartësisht zhvatëse’.

Krijuesi i “Power” po kërkon më shumë se një milion euro dëmshpërblim dhe një urdhër gjykate që Joy të heqë postimin dhe të mos bëjë komente të tjera shpifëse për të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco