Shkenca thotë se si dashuria e parë nuk ka asnjë tjetër (por jo për mirë)

Shkenca thotë se si dashuria e parë nuk ka asnjë tjetër (por jo për mirë)

09:13, 28/04/2024
A+ Aa A-

Dashuria e parë, ajo e mbushur me pasion dhe aventura, thuhet se nuk harrohet kurrë, sidomos nëse është mbyllur keq dhe ka lënë kujtime negative.

Një studim amerikan realizuar duke vëzhguar aktivitetin e trurit, ka treguar se ndjesitë e para të forta, shkaktojnë një reaksion neuronesh në tru që nuk ngjason me asnjë dashuri tjetër, por veçanërisht nuk ngjason me romanticitetin dhe ndjesitë e një marrëdhënieje të shëndetshme.

Zonat që aktivizohen, sipas këtij studimi, janë të njëjtat me ato që ndizen kur je i varur nga një substancë narkotike, apo një ves tjetër.

Studiuesit e “Stony Brook University” në New York kanë zbuluar se truri pëson kaos romantik kur një individ bie në dashuri për herë të parë. Ky reagim është pothuajse identik te çdo njeri pavarësisht kulturës.

Studimi ka ekzaminuar për tre vite individë nga Britania, SHBA dhe Kina. Në fund të tij dolën në konkluzionin se dashuria romantike ka të njëjtin intensitet si dashuria pasionante, por kjo e fundit ka të shtuar një komponent: Fiksimin.

“Studimet tona kanë vëzhguar impulset e trurit dhe është kuptuar se dashuria pasionante është ndjeshëm më e rrezikshme, nuk është gjithmonë burim kënaqësie dhe fsheh një anë të errët”, deklaron studiuesi Art Aron.

Ndër të tjera, studimi zbulon se efekti në tru i dështimit të dashurisë së parë lë pas të njëjtat pasoja si një traumë e vërtetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco