U eliminua nga shtëpia, Liam mendon se ky banor do fitojë ‘BBV’

U eliminua nga shtëpia, Liam mendon se ky banor do fitojë ‘BBV’

09:10, 28/04/2024
A+ Aa A-

Liam Mandiaro ishte banori që la mbrëmjen e kaluar shtëpinë e Big Brother, duke e humbur shansin për të shkuar në finale dhe fituar çmimin e madh. Në një nominim të fortë mes Erjolës, Françeskës, Heidit, Romeos, Rozës, Liami mori më pak vota duke dalë nga shtëpia.

I pyetur se kush mund ta fitojë Big Brother, Liami tha Juli.

Ledioni: Pse publiku vendosi të largohesh ti?

Liam: Mendoj se qetësia që unë kërkova, por të mos harrojmë që mua më ndodhi një fatkeqësi dhe të futesh diku e të dalësh nga diku, ana psikologjike… pastaj të vish dhe të futesh sërish në shtëpinë e Big Brother… Realisht…

Ledioni: Po, po. Ku ka realisht më shumë presion?

Liam: Normale që atje.

Ledioni: A kishte aty një mospranim të situatave argëtuese dhe fokusimin vetëm te debatet?

Liam: Është shumë e thjeshtë, aty janë 4 persona që pasojnë njëri-tjetrin dhe bëjnë një teatër që për momentin i tregon ata të ndarë, por po prapë në vëmendje janë ata të 4: Juli, Romeo, Heidi, Egla. Në momentin që ti me zërin e ulët dhe me kulturën tënde mundohesh të shpjegosh diçka, nuk të lejojnë që të flasësh.

Ledioni: A shikon banor tjetër në finale përveç katërshes?

Liam: Erjola dhe Roza kanë nuhatur diçka për veten e tyre, por edhe pse jo të fitojnë Big Brother. Ndërsa Meritoni për mendimin tim po luan shumë keq që i është afruar Romeos. Shoqëria është shoqëri, mund të flasësh, zihesh, por jo të arrish në atë pikë. Graciano flet, por nuk i merret mendimi për bazë.

Ori: Kush mund ta fitojë Big Brotherin?

Liami: Juli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco