Lajmi i fundit

FOTO/ U qëllua më armë, ndërron jetë efektivi i policisë në Fier

Ylli i TikTok-ut ekzekutohet me armë zjarri jashtë shtëpisë në Irak

Ylli i TikTok-ut ekzekutohet me armë zjarri jashtë shtëpisë në Irak

09:48, 28/04/2024
A+ Aa A-

Influencerja e njohur e TikTok-ut në Irak ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Ylli i TikTok-ut Gufran Sawadi, e njohur me emrin Umm Fahad, është vrarë me armë zjarri nga një person ende i paidentifikuar.

Influencerja u ekzekutua me armë zjarri jashtë banesës së saj. Sulmi ndodhi mbrëmjen e së premtes në lagjen Zayouna, në lindje të Bagdadit dhe e gjithë skena u regjistrua nga kamerat e sigurisë në zonë.

Në të kaluarën TikTokerja u dënua me gjashtë muaj burg për veprën penale të “prodhimit dhe publikimit të videove që përmbajnë shprehje të turpshme dhe të pahijshm, shkelje të mirësjelljes dhe moralit publik”.

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco