Burri i pastrehë që prej zërit kthehet në ‘superstar’. Historia  e pazakontë e jetës së prezantuesit amerikan

Burri i pastrehë që prej zërit kthehet në ‘superstar’. Historia e pazakontë e jetës së prezantuesit amerikan

18:05, 26/10/2023
A+ Aa A-

Rrugëtimi i Ted Williams, i cili nga një i pastrehë u bë në atë që njihet si “Njeriu me zërin e artë”, raportohet se ka frymëzuar shumë njerëz.

Ted Williams – emri i plotë i të cilit është Theodore Fred Williams – njihet tashmë në SHBA si prezantues, personalitet në radio dhe dublant zëri.

Por jeta e 66-vjeçarit nuk ka qenë gjithmonë kaq e shkëlqyer.

Image

Williams u rrit në Brooklyn, New York, ku ishte adoptuar nganje familje që kur ishte fëmijë, shkruan revista Dallas’ AMPS.

Pasi u lirua nga shërbimi 3 vjet në ushtrinë e SHBA Williams tentoi të niste një karrierë në radio, duke punuar për rrjetin WVKO në Ohio.

Ai tregon për rrjetin AMPS se u punësua dhe bënte një jetë normale në fillim të viteve 1980, teksa kishte punë, familje dhe fëmijë.

Por në 1988 aksidentalisht burri u bë i varur nga kokaina sintetike, duke nisur betejën me alkoolin e drogat që i shkaktuan dëbimin nga shtëpia dhe degradimin e jetës së tij.

Williams tregon për periudhën e errët: “Isha i turpëruar me familjen time. Unë kisha zërin dhuratë nga Zoti por abuzova me të”.

Image

Teksa shëndeti mendor e fizik i tij degradonte, Williams përfundoi më vonë i arrestuar për zotërim drogash, vjedhje e grabitje. Ndërsa më tej ai mbeti i pastrehë në rrugë, kur dhe nisi reflektimin.

Por siç e zbuloi dhe vetë, sapo dikush arrin fundin e rënies, atëherë nuk ka më rënie por vetëm ngritje, tregonte Williams për një gazetar qe e intervistonte, teksa qëndronte në një kryqëzim në Columbus, Ohio në janar 2011.

Rrjedhimisht intervista e tij u bë e shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, me titullin ‘Ted Williams: I pastrehu me zërin e artë’ – ku Williams qëndronte me kartonin e tij në dorë, duke përdorur zërin për të kërkuar lëmoshë.


Williams më pas e gjeti veten me një fluks ofertash pune në programe televizive, duke zgjedhur një program në rrjetin CBS.

Skuadra e basketbollit Cleveland Cavaliers, i ofroi atij strehim dhe punë, ndërsa më vonë u punësua si dublant zëri për rrjetin MSNBC dhe programin Late Night me Jimmy Fallon.

“Intervista me Columbus Dispatch më ndryshoi jetën, duke më dhënë një rrugë për të bërë ndryshimin”, tregon më pas Williams i cili frymëzon njerëzit edhe sot me historinë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco