Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

Sipas ekspertëve, duhet me patjetër të shmangni këto 3 fraza

Sipas ekspertëve, duhet me patjetër të shmangni këto 3 fraza

16:30, 01/05/2024
A+ Aa A-

Edhe frazat më të vogla dhe më të zakonshme mund të kenë një ndikim të madh në mënyrën se si njerëzit na perceptojnë. Në një intervistë pune, për shembull, disa fjalë mund të bëjnë dallimin midis të qenit një kandidat i sigurt dhe dinamik dhe dikujt që ndihet i pasigurt për kualifikimet e tij.

“Është e rëndësishme të zgjidhni fjalët tuaja me kujdes dhe të përdorni fjalë të sigurta ” thonë autorët dhe ekspertët e komunikimit Kathy dhe Ross Petras, sipas ‘Marie Claire‘.

“Çelësi është të jesh i sigurt pa qenë tepër agresiv“- thotë Petras.

“Kjo strategji mund të jetë veçanërisht e dobishme kur komunikoni me një punëdhënës, një koleg, një mik ose një partner-” shtuan ata.

Këto tre fraza realizojnë qëllimin e kundërt, duke ju bërë pa dashje të dukeni të dobët dhe të pasigurt, thonë ekspertët:

“Nuk e di”

“Nuk e di” është një frazë e zakonshme që e përdorim ose për të blerë kohë dhe për të menduar ose për të shmangur bisedat. Megjithatë, mund të na bëjë të dukemi të dobët.

“Më falni që po pyes, por…”

Të thuash “më fal” mund të duket e sjellshme, por përdorimi i tepërt i frazës, veçanërisht në situata që nuk duhet kërkuar falje, mund të pakësojë ndikimin e asaj që thoni më pas dhe të bëjë që faljet e ardhshme të kenë më pak vlerë.

“Unë thjesht…”

Kjo frazë gjithashtu nënvlerëson çdo gjë që vijon më tej.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco