Pra, kjo mund të jetë e dashura e re e Leo DiCaprio-s (po, është modele dhe 25 vjeç)

Pra, kjo mund të jetë e dashura e re e Leo DiCaprio-s (po, është modele dhe 25 vjeç)

15:43, 11/09/2023
A+ Aa A-

Vërdallë po thuhet se Leonardo DiCaorio ka një të dashur të re dhe siç ta pret mendja, është modele dhe 25 vjeç. Bëhet fjalë për Vittoria Cerreti, të cilën, sipas burimeve, DiCaprio e cilëson dhe prezanton si “të dashurën e tij”.

Mendohet se ata u takuan në premierën e filmit “Killers of the Flower Moon” në maj të vitit 2023, në Festivalin e Filmit në Kanë. Më pas, u fotografuan në një takim romantik rrugëve të Los Angeles, ku po shijonin një akullore. Një dëshmitar okular tha se ata dukeshin të dhënë pas njëri-tjetrit, po flisnin dhe mund të ndihej një energji e bukur mes tyre.

Image

Image

Më 6 shtator, ata u panë duke kërcyer në Ibiza dhe një burim tha për Daily Mail se aktori e adhuron modelen. “Vittoria është një vajzë e bukur, por Leonardo është i rrethuar nga shumë vajza të bukura. Megjithatë, ai e adhuron, ajo gjithashtu. Ata po kalojnë shumë kohë bashkë këtë verë, duke udhëtuar në arratisje romantike”.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco