Aktorja e njohur zbulon çelësin e lumturisë dhe nuk ka të bëjë aspak me atë që mendoni!

Aktorja e njohur zbulon çelësin e lumturisë dhe nuk ka të bëjë aspak me atë që mendoni!

14:37, 11/09/2023
A+ Aa A-

Reese Witherspoon kohët e fundit mori pjesë në një mbledhje në Boston, kur u pyet se si të përmirësoni dhe kultivoni rrethin tuaj të brendshëm shoqëror. Ajo u përgjigj se ‘redaktimi’ i miqësive është çelësi i lumturisë sociale.

“Nëse nuk po shton në jetën time, largohu nga jeta ime. Gjyshja ime thoshte se njerëzit janë kaloriferë (në kuptimin që të ngrohin) ose puseta (në kuptimin që të shterojnë energjinë). Qëndro me kaloriferët.” , tha aktorja.

Ajo më vonë trajtoi një temë që është e rëndësishme për njerëzit e cila është se si të trajtojnë refuzimin.

“Refuzimi ishte një pjesë kaq e hershme e jetës sime, saqë kam mësuar shumë kohë më parë se mendimet e të tjerëve për mua nuk janë punët e mia. Mendimet e njerëzve të tjerë për ty nuk kanë rëndësi”, tha ajo.

Witherspoon më vonë shtoi se një pjesë e lumturisë vjen nga liria për të vendosur se çfarë do të dëshironit të bëni dhe me kë të rrini dhe askush nuk duhet t’ju thotë ndryshe.

“Nuk më intereson vërtet se çfarë mendon dikush. Unë do të bëj punën time gjithsesi. Unë do të dal me kë të dua, do të shkoj të rri me një mik që nuk i pëlqen askujt. Kur e liron atë ndjenjën e mendimeve të të tjerëve që të shtypin ose të mbajnë poshtë, je i lirë. Je plotësisht e lirë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco