Përjetësisht besnike ndaj Toto Cutugnos - Kjo ishte historia e veçantë e martesës së këngëtarit

Përjetësisht besnike ndaj Toto Cutugnos - Kjo ishte historia e veçantë e martesës së këngëtarit

19:04, 24/08/2023
A+ Aa A-

Toto Cutugno u shua pasditen e 22 gushtit në një spital të Milanos, duke shkaktuar hidhërim për miq, të afërm dhe për të gjithë adhuruesit e muzikës së tij, të shndërruar në një histori për popullin italian e jo vetëm.

Teksa këngët e tij kanë lën gjurmë të pandryshueshme në muzikë, kur bëhet fjalë për jetën private, dihet shumë pak.

Deri në momentin e fundit të jetës, pranë Cutugno-s ishte Carla, bashkëshoqëruesja besnike që i tha “PO” në vitin 1971, gruaja me të cilën kaloi pothuajse gjysmë shekulli bashkë, dashuria e së cilës i rezistoi të gjitha peripecive të marrëdhënies së tyre, kryesuar nga tradhtia e 30 viteve më parë, që e bëri Toto-n baba të Nico-s, lindur nga një marrëdhënie jashtë martese.

Carla nuk u largua, ajo mbeti gjithmonë aty pranë tij. Ishte pikërisht ajo që e bindi të njihte të birin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco