Nga lidhja me shoqen e ngushtë, tek bërja e gjoksit, Kylie Jenner vjen me një rrëfim të jashtëzakonshëm

Nga lidhja me shoqen e ngushtë, tek bërja e gjoksit, Kylie Jenner vjen me një rrëfim të jashtëzakonshëm

12:35, 27/07/2023
A+ Aa A-

Në këtë sezon të “The Kardashians” Kylie Jenner ka ndarë shumë detaje nga jeta e saj personale. Aspak e zakonshme kjo për miliarderen, pasi shpesh zgjedh të jetë diskrete në lidhje me këtë pjesë të saj.

Image

Në episodin e fundit ajo iu është përgjigjur disa nga pikëpyetjeve që qarkullojnë prej kohësh në rrjet.

Image

Kylie Jenner prej kohësh përflitet se ka një lidhje sekrete me mikeshën e saj të ngushtë Anastasia “Stassie” Karanikolaou. Sipas Kylie, njerëzit filluan të mendonin se po dilnin pasi ajo postoi një foto të saj dhe Karanikolaou duke u puthur me njëra-tjetrin në ditën e Shën Valentinit. Por, sqaroi se ajo dhe Karanikolaou janë thjesht shoqe.

“A nuk është për të qeshur fakti që të gjithë mendojnë se kemi një lidhje bashkë – kur pijmë pak alkool na pëlqen thjesht të puthemi me njëra-tjetrën dhe gjëra të tilla? Shumë njerëz më shkruajnë në komente: “Ne e dimë që ju bëni s*ks”. Por, jo nuk është e vërtetë. Ne njihemi që kur ishin 12 -13 vjeç dhe Stassie është mikesha ime më e mirë. E kam si motër”.

Image

Kylie për herë të parë pranoi se kishte bërë gjoksin kur ishte 19 vjeç, pak para se të bëhej nënë për herë të parë.

“Unë e bëra gjoksin para se të lindja Stormin. Brenda gjashtë muajve nga momenti i lindjes së Stormit – duke mos menduar se do të kisha një fëmijë kur të isha 20 vjeç – gjoksi im ende nuk ishte shëruar”.

“Kisha gjoks të bukur, natyral”, vazhdoi ajo. “Thjesht i mrekullueshëm, përmasa perfekte, gjithçka perfekte. Dhe do të doja që, natyrisht, të mos i kisha bërë kurrë.”

Në lidhje me këtë çështje Jenner tha se do i thyhej zemra nëse vajza e saj 5-vjeçare, Stormi, do të bënte një operacion plastik në një moshë të re si ajo.

“Unë thjesht do të doja, padyshim, që të mos i kisha bërë kurrë ndërhyrjet që kam bërë. Unë do t’i rekomandoja kujtdo që po mendon për këtë të presë derisa të bëhet me fëmijë. Unë kam një vajzë dhe do të më thyhej zemra nëse ajo do të dëshironte të bënte trupin e saj në moshën 19-vjeçare. Ajo është gjëja më e bukur që kam parë ndonjëherë.”

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco