Foto nga ceremonia luksoze në Itali/ Modelja shqiptare i jep fund beqarisë!

Foto nga ceremonia luksoze në Itali/ Modelja shqiptare i jep fund beqarisë!

14:08, 24/07/2023
A+ Aa A-

Modelja e njohur, Bleta Gashi, i ka dhënë fund beqarisë. Ceremonia është zhvilluar në një nga zonat më të bukura dhe më luksoze në jug të Italisë.

Lajmi i bukur është bërë i ditur nga vetë 28-vjeçarja, e cila ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa imazhe nga dita e saj e veçantë. Ajo shfaqet shumë elegante me fustanin e nusërisë.

Ende nuk dihen detaje për partnerin e Bletës, por sipas mediave besohet të jetë sipërmarrës zviceran.

Kujtojmë që modelja e nisi karrierën rreth 10 vite më parë si modele e Miss në gara të ndryshme, por tashmë prej kohësh është distancuar nga televizioni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco